Please enter at least 3 characters.

Gjermania e Mustafit demolon Italinë (Video)

2016/03/GermanyvItalyInternationalFriendlyFKZltHUuBZ2x.jpg

Gjermania ka arritur fitore të lehtë në miqësoren ndaj Italisë me rezultat 4-1.

Gjermanët i ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa mysafirët përveç golit nuk treguan diçka më shumë.

Goli i epërsisë erdhi nga Toni Kroos në  minutë e 24, ndërsa Mario Gotze shënoi në minutën e 45-të dhe me rezultatin 2-0 përfundoi pjesa e parë. Në minutën e 59-të shënoi edhe Jonas Hector, kurse goli i katër erdhi në minutën e 75-të nga Mesut Ozil nga pika e bardhë.

Golin e nderit për mysafirët e shënoi Stephan El Shaarawy në minutën e 83-të.

Vlen të theksohet se mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, luajti nga minuta e parë. /Telegrafi/