Please enter at least 3 characters.

"Gjermania do të rrisë furnizimet me armë për Ukrainën"

2022/12/oleksii-makeiev-101__v-original.jpg
204:"ANKARA, TURKEY - NOVEMBER 6: Political director of Ukraine’s Foreign Ministry Oleksii Makeiev speaks during an exclusive interview in Ankara, Turkey on November 6, 2019. Murat Kaynak / Anadolu Agency
21:"picture alliance / AA

Gjermania i kupton nevojat e Ukrainës për armë dhe do të rrisë furnizimet e saj.

Kështu raportojnë mediat në Ukrainë të ketë thënë ambasadori i Ukrainës në Gjermani, Oleksii Makeiev.

“Ne na kanë siguruar në bisedimet e drejtpërdrejta se do të ketë më shumë armë dhe municione”, citohet të ketë thënë ambasadori ukrainas.

Megjithatë, ai nuk specifikoi llojet e armëve, duke shpjeguar se nuk dëshiron të ushtrojë presion diplomatik ndaj qeverisë federale, megjithëse i bëri thirrje Gjermanisë që të përshpejtojë dërgesat e planifikuara.

Ai vuri në dukje se përveç sistemit të parë të mbrojtjes ajrore Iris-T, i cili funksionon në mënyrë perfekte, forcat ukrainase kanë nevojë për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, obusa vetëlëvizëse, sisteme Gepard dhe municione.

Gjithashtu, Makeiev tha se negociatat vazhdojnë në lidhje me furnizimet e mundshme të Marder IFVs dhe tankeve Leopard.

Megjithatë, vendimi përfundimtar për këtë duhet të miratohet nga qeveria gjermane, shtoi ai.

"Ne presim që qeveria (gjermane) t'i përgjigjet më me shpejtësi propozimeve dhe kërkesave tona. Unë tashmë shoh dinamikë pozitive këtu".

Gjermania është aktualisht furnizuesi më i madh në BE i armëve dhe ndihmave humanitare për Ukrainën. /Telegrafi/