Please enter at least 3 characters.

Gjendja shëndetësore e personave të prekur me coronavirus është stabile, 13 prej tyre të shtrirë në Klinikën Infektive

2020/03/PSX_20200310_134054-695x310-1.jpg

Gjendja shëndetësore e personave të prekur me coronavirus është stabile.

Infektologu në Klinikën Infektive, Valbon Krasniqi, tha për Telegrafin se për momentin 13 nga pacientët e prekur me COVID-19, janë të shtrirë në Klinikë.

"Aktualisht në Klinikën Infektive i kemi shtrirë 13 pacientë, gjendja shëndetësore e tyre është e mirë stabile", pohoi ai.

Më tej, Krasniqi bëri të ditur se persona të dyshuar për COVID-19, ka vazhdimisht, ndërsa ata që paraqiten në Klinikën Infektive orëve të mbrëmjes, testohen ditën e nesërme.

Ndryshe, deri më tani numri i personave të prekur me coronavirus është 20./Telegrafi/