Please enter at least 3 characters.

Gjendet pa shenja jete një person në Lipjan, rasti po hetohet

Foto: Arkiv

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 16:27, në Lipjan.

Tutje në raport bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen.

“Është raportuar se një mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/