Please enter at least 3 characters.

Gjatë takimit me ushtarët amerikanë në Poloni, Biden u tregon se djali i tij kishte shërbyer edhe në Kosovë

2022/03/Screenshot_11-22.jpg

Presidenti amerikan Joe Biden ka vizituar qytetin polak të Rzeszów, rreth një orë me makinë nga kufiri ukrainas, në një shfaqje simbolike të mbështetjes për shtetet e Evropës Lindore që po shohin agresionin rus duke bërë kërdi në Ukrainë.

Gjatë vizitës, presidenti amerikan hodhi një vështrim në përpjekjet ndërkombëtare për të ndihmuar mbi 2 milionë refugjatët ukrainas, që kanë gjetur strehim të përkohshëm nga lufta në vendin e tyre, në Poloni.

Ai gjithashtu u takua me trupat amerikane që po mbështesnin krahun lindor të NATO-s, përcjell Telegrafi.

Dhe derisa po fliste me ta, ai u tha se ata janë një grup i mrekullueshëm grash dhe burrash, dhe se i falënderon për shërbimin e tyre.

“... Dhe kjo nuk është diçka e re për mua. Unë - djali im kaloi një vit në Irak. Ai kaloi gjashtë muaj në Kosovë. Ai fitoi Yllin e Bronztë, medaljen e shërbimit dhe çmime të tjera. Gjëja më krenare që bëri ndonjëherë ishte veshja e asaj uniforme”, ka thënë ndër tjerash Biden.

Ndryshe, Beau Biden është djali i ndjerë i zëvendëspresidentit të SHBA-ve, Joe Biden i cili kishte ndërruar jetë me 6 janar të vitit 2015 nga sëmundja e kancerit.

Beau Biden, kishte punuar në Kosovë pas luftës, duke ndihmuar në trajnimin e prokurorëve dhe gjykatësve vendas për organizatën për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSCE).

Ai ishte edhe Prokuror i Përgjithshëm në Delaware ndërsa për një kohë kishte shërbyer edhe me Forcat Amerikane në Irak. /Telegrafi/