Please enter at least 3 characters.

Gjatë javës së kaluar regjistrohen 56 aksidente në regjionin e Ferizajt

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt, nëpërmjet raportit javor ka njoftuar se gjatë javës së kaluar janë përballur me gjithsejtë 56 aksidente të komunikacionit, prej të cilave një ishte me fatalitet në Kaçanik.

Po ashtu prej tyre 24 aksidente ishin me lëndime ku pësuan 30 persona, pastaj 31 aksidente ishin me dëme materiale.

‘’ Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut. Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik’’, thuhet në raport.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar gjithsejtë një mijë e 347 gjoba kundërvajtëse dhe janë pezulluae 13 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik./Telegrafi/