Please enter at least 3 characters.

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, viktima gratë

2024/05/dhune-fizike.jpg

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka raportuar për disa raste të dhunës në familje në qytetet e ndryshme të Kosovës.

Këto raste janë shënuar në Lipjan, Podujevë, Pejë dhe Rahovec. Vetëm në qytetin e Pejës, brenda 24 orëve janë shënuar tri raste të dhunës në familje, ku viktima kanë qenë gratë.

Rastet e plota:Lipjan 18.07.2024-23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari është dërguar ne mbajtje.Podujevë 20.07.2024-16:00. Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.Pejë 20.07.2024-13:18. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar në procedurë të rregullt.Pejë 20.07.2024-17:18. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti ka sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.Pejë 20.07.2024-18:40. Viktima femër kosovare, ka raportuar se është ofenduar nga gjyshi i saj i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.Rahovec 20.07.2024-06:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/