Please enter at least 3 characters.

Genc Prelvukaj i propozon martesë Eni Koçit

2019/02/gencprelvukaj_51506968_371108513442513_2934090665339145940_n-e1550235561349.jpg

Tashmë ka kohë që e kanë bërë zyrtare lidhjen e tyre, e cila ishte shumë e përfolur në media.

Bëhet fjalë për Genc Prelvukajn dhe Eni Koçin, të cilët e kanë avancuar romancën e tyre.

Sot, këngëtari ka bërë të ditur që i ka propozuar martesë biondinës së estradës sonë muzikore.

Në fakt, artisti ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se propozimin ia ka bërë vitin e kaluar në vendlindje, Plavë.

"Momenti më i bukur në Plavën e bukur, me të bukurën time. 03.11.2018. Eni Kociiii po mendonte se skena u ndërtua për photoshooting", ka shkruar Genci në llogarinë personale në Instagram.

Kohët e fundit mediat shqiptare kanë raportuar se lidhen e dyshes nuk po e miraton familja e këngëtares pasi që Prelvukaj tashmë njëherë ishte i martuar se është më në moshë se Koçi.

Tashmë mbetet të shihet se kur do të kemi edhe një dasmë në mes të një çifti të shoubizit shqiptar. /Telegrafi/