Please enter at least 3 characters.

Gazmend Sinani në Leeds Force

2018/01/14650247_10157735063835657_7622891134811279315_n-e1516981092176.jpg

Qendra e disa ekipeve kosovare, që së fundi ka qenë pjesë e ekipit të Rahovecit në Superligë, Gazmend Sinani ka arritur marrëveshje me ekipin e elitës angleze.

Leeds Force është ekipi i ri i Sinanit, ndërsa qendra 27 vjeçare, i cili ka përvojë edhe në reprezentacionin e Kosovës, ka nënshkruar kontratë deri në fund të stinorit me këtë ekip.

Përndryshe, Leeds Force bën pjesë në elitën e basketbollit anglez, BBL.

Klubi i ri i Gazit aktualisht është në pozitën e fundit me një fitore dhe 17 humbje në 18 xhiro.

Theksojmë se lider i ligës është kampioni aktual, Leicester Riders me bilanc 14-2. /borozani/