Gashi-Parmelin: Zvicra në vazhdimësi ka mbështetur procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, u takua me kryetarin e Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin të cilët biseduan për marrëdhëniet në mes dy vendeve.
Siç njoftojnë nga shtypi i Kuvendit, Gashi shprehu kënaqësi të veçantë që po dëshmojmë vizitën e parë të tillë nga kryetari i vendit me të cilin kemi bashkëpunim të nivelit të lartë, duke theksuar se Zvicra është shembull dhe model për zhvillimin e demokracisë.
"Gashi shprehu gjithashtu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme nga Zvicra në procesin e integrimit evropian, si dhe për zbatimin e Projektit "Programi i Mbështetjes së Parlamentit", i cili kontribuon në rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe përfshirjes së qytetarëve.
Kryetari i Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin, e theksoi punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke vlerësuar se Dhoma Ligjvënëse ka përparuar ndjeshëm dhe luan rol vendimtar në proceset demokratike.
Ai theksoi se vendi është në rrugën e duhur, me arritje të dukshme dhe progres në nivel të lartë", thuhet në njoftimin e Kuvendit./Telegrafi/


