Gabimet refraktive dhe korrigjimi i tyre
Ekzistojnë shumë persona tek të cilët rrezet e dritës, pas përthyerjes nëpër sistemin optik të syrit nuk priten në retinë, por para retinës apo pas retinës, apo në disa pika të retinës. Këto çrregullime njihen me emrin gabime refraktiveDr. Valbon Ajazaj, dr. sci.
oftalmologtel. 044 130 778
Syri është sistem i komplikuar optik, mjaft i ngjashëm me aparatin fotografik. Përbëhet prej pjesëve në të cilët thyhen rrezet e dritës (kornea, humor aquous, thjerrëza, trupi qelqor) dhe pjesës e cila e pranon fotografinë e shikuar (retina). Rrezet e dritës më së tepërmi thyhen në korne dhe në thjerrëz.
Pamja e qartë është aftësi e syrit të njeriut për t’i perceptuar objektet në mënyrë të qartë. Për pamje të qartë, duhet që rrezet e dritës pas përthyerjes nëpër sistemin optik të syrit, të fokusohen në retinë, gjegjësisht në makulë. Ky person quhet Emetrop.
Mirëpo, kjo nuk ndodh gjithmonë. Ekzistojnë shumë persona tek të cilët rrezet e dritës, pas përthyerjes nëpër sistemin optik të syrit nuk priten në retinë, por para retinës apo pas retinës, apo në disa pika të retinës. Këto çrregullime njihen me emrin gabime refraktive.
Personi që ka gabim refraktiv do të ketë pamjen e turbullt, prandaj për ta qartësuar pamjen ai duhet të mbajë syza, kontakt lente apo mund t’i nënshtrohet edhe intervenimeve refraktive.
Katër gabimet më të shpeshta refraktive janë:
▪ Miopia apo shkurtpamësia
▪ Hyperopia apo largpamësia
▪ Astigmatizmi
▪ Presbyopia
Ndërsa, tek astigmatizmi përthyerja e rrezeve të dritës ndryshon nëpër meridianët e kornesë.
Sa i përket shkaqeve të paraqitjes së gabimeve refraktive, nuk ekziston ndonjë shkaktar i vetëm, por mendohet që ato paraqiten për shkak të ndikimit të faktorëve gjenetik dhe ambientor. Llogaritet që numri i njerëzve me gabime refraktive është nga 800 mil. gjer 2.3 miliardë, poashtu mendohet që rreth 5-15% e fëmijëve kanë gabime refraktive.
Ekzistimi i gabimeve refraktive mund të ndryshojë edhe varësisht nga grupi etnik dhe profesioni.
Korrigjimi i gabimeve refraktive mund të bëhet me syza, kontakt lente apo intervenime kirurgjike.
Ekzistojnë disa faktorë të cilët duhet të merren parasysh me rastin e zgjedhjes së mënyrës së korrigjimit si p.sh.:
▪ Mosha
▪ Ashpërsia dhe lloji i gabimit refraktiv
▪ Profesioni
▪ Preferencat individuale
▪ Aspekti ekonomik, etj.
Të gjitha llojet e korrigjimit të anomalive refraktive i kanë anët e tyre pozitive dhe negative. Në kohët moderne të sotme flitet shumë për intervenimet kirurgjike laserike dhe intervenimet tjera. Rrezet laserike nuk janë të dëmshme për syrin dhe funksioni i vetëm i tyre është rimodelimi i sipërfaqes së kornesë. Ato nuk depërtojnë në brendi të syrit.
Natyrisht, mënyra më e thjeshtë dhe më e lehtë e korrigjimit të gabimeve refraktive është me anë të syzave. Mirëpo, kjo mund të jetë e lehtë për mjekun i cili i përshkruan syzat, por jo gjithmonë edhe për pacientin.
Dioptria e madhe mund t’i shkaktojë vështirësi mjaft të mëdha një personi, prandaj edhe funksioni i intervenimit laserik nuk është patjetër largimi i syzave, por edhe zvogëlimi i dioptrisë dhe me këtë edhe përmirësimi i kualitetit të jetesës. /Telegrafi/


