Please enter at least 3 characters.

Fyeu dhe kanosi gjyqtarin e Gjykatës Themelore në Fushë Kosovë – arrestohet i dyshuari

2024/04/GjykataFusheKosove_1-1024x683-1.jpg

Një person është arrestuar të martën në Fushë Kosovë, pasi që i njëjti gjatë një seance gjyqësore kishte fyer dhe kanosur gjyqtarin e Gjykatës Themelore në këtë komunë.

Kështu ka bërë të ditur policia përmes raportit 24 orësh.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë seancës kishte fyer dhe kanosur gjyqtarin, prokurorin dhe zyrtarët policorë. Me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/