FSK me trajnim bazik për kërkim-shpëtimin malor dhe në terrene të vështira
Në Qendrën Nacionale të Trajnimit për Kërkim Shpëtimit ka përfunduar Trajnimi Bazik i Kërkim-Shpëtimit Malor
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit përfituan njohuri dhe aftësi të specializuara në fushën e operacioneve malore, duke përfshirë: orientimin në terren malor, teknikat bazike të alpinizmit, përdorimin e pajisjeve teknike, menaxhimin e situatave emergjente, kërkim-shpëtimin në terrene të vështira, si dhe ofrimin e ndihmës së parë në kushte malore.
"Trajnimi u zhvillua në përputhje me standardet profesionale dhe synon rritjen e kapaciteteve operacionale të FSK-së për reagim efikas në operacione kërkim-shpëtimi dhe emergjenca në mjedise malore në Mbështetje Ushtarake Autoriteteve Civile", thuhet në njoftim. /Telegrafi/


