Please enter at least 3 characters.

Fshatrat e Qyqavicës nesër do të mbesin pa ujë, shkak disa punime

 Fshatrat e brezit të Qyqavicës nesër do të mbesin pa furnizim me ujë, kjo për shkak të disa punimeve.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Mitrovica" ka njoftuar se furnizimi me ujë në këtë zonë do të ndalet nga ora 08:00 deri në orën 16:00, shkruan Telegrafi.

Sipas njoftimit, do të zhvillohen punime në gypin kryesor furnizues përgjatë linjes së re hekurudhore në rrugën "Murtez Murtezi" në Vushtrri.

"Për shkak të punimeve në gypin kryesor furnizues përgjatë linjes së re hekurudhore në Rr.Murtez Murtezi, fshatrat e brezit të Qyqavices që furnizohen nga ky gyp do mbesin pa furnizim me ujë nesër (28.05.2025) nga ora 08.00 deri ne ora 16.00", thuhet në njoftim. /Telegrafi/