Please enter at least 3 characters.

Fshati Kaninë shpallet pasuri kulturore

2020/09/Kanina.jpg

Këshilli i Ministrave të Shqipërisë e shpalli për pasuri kulturore fshatin Kaninë.

Në mbështetje të ligjit “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, me propozimin e ministres së Kulturës, Këshilli i Ministrave vendosi deklarimin “Qendër historike” të fshatit Kaninë dhe përcaktimin e zonës mbrojtëse të saj, sipas koordinatave dhe hartës së zonifikimit. Po ashtu, u miratua plani për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e këtyre zonave.