Please enter at least 3 characters.

Franca në ankth nga protestat e reja të dhunshme, 89 mijë policë do të shpërndahen në gjithë vendin

2018/12/1-50.jpg

Kryeministri francez Édouard Philippe, ka deklaruar se 89 mijë pjesëtarë të policisë pritet të shpërndahen nesër në gjithë vendin, pasi janë paralajmëruar protesta të reja nga "jelekët e verdhë", raporton Reuters.

Sipas tij, nga 89 mijë pjesëtarëve të policisë, 8 mijë do të shpërndahen nëpër lagje të ndryshme të Parisit që gjithashtu do të kenë në dispozicion mjete të ndryshme të blinduara, transmeton Telegrafi.

"Jemi duke u ballafaquar me disa persona që nuk do të vijnë për të protestuar, por për të shkatërruar dhe për këtë duhet të mobilizohemi që të parandalojmë eskalimin e situatës", ka deklaruar Édouard Philippe në televizionin TF1.

Sipas tij, do të përdoren dhjetëra vetura të blinduara që i përkasin forcave të xhandarmerisë, dhe që do të përdoren për herë të parë pas protestave të vitit 2005 në Paris.

Kryeministri francez ka pranuar se është i hapur për veprime të reja në dobi të punëtorëve me paga të ulëta, ndërsa këto deklarata i ka bërë kur qeveria është duke u përgatitur të ballafaqohet edhe me një raund tjetër të protestave të "jelekëve të verdhë". /Telegrafi/