Please enter at least 3 characters.

Formacioni fantastik i Baselit në rast se nuk do t'i shiste lojtarët më të mirë (Foto)

2016/09/Ctc4u1CWAAAZVkp-e1475080233526.jpg

Shumë nga ne jemi të tërhequr nga top pesë ligat e mëdha evropiane dhe kështu nuk jemi të informuar plotësisht me klubet e Superligës zvicerane (Swiss Super League).

Kur flasim për këtë ligë, atëherë klubi i parë që na vjen në mend është Baseli. Ata kanë fituar titullin e ligës në shtatë vitet e fundit dhe që kur liga zvicerane ndyshoi formatin në vitin 2003, ata kanë fituar titullin 10 herë, ndërsa Grasshopper vetëm tre herë, transmeton Telegrafi.

Baseli gjithashtu është pjesë marrës i rregull në garat evropiane edhe pse sukseset e mëdha ende nuk kanë ardhur.

E gjitha kjo pasi klubi zviceran është një nga ato klubet që krijon lojtarë kualitativ dhe pastaj i shet te klubet e mëdha evropiane.

Baseli i disa viteve më parë, pjesë e kësaj skuadre ishte edhe dyshja Xhaka-Shaqiri.

Në vitet e fundit nga klubi zviceran janë furnizuar shumë klube nga e gjitha Evropa, por a keni menduar se si do të dukej Baseli në rast se nuk do të shiste lojtarët më të mirë në vitet e fundit? Më poshtë keni formacionin dhe bankën rezervë që do e ëndërronte çdo tifoz i klubit zviceran. /Telegrafi/

Portier: Yann Sommer

U transferua nga: Akademia e BaselitKlubi aktual: Borussia Monchengladbach Shtetësia: ZviceranParaqitjet për përfaqësuesen: 17

Mbrojtës i djathtë: Marek Suchy

U transferua nga: Spartak MoscowKlubi aktual: FC BaselShtetësia: ÇekParaqitjet për përfaqësuesen: 27

Qendër mbrojtës: Aleksandar Dragovic

U transferua nga: Austria WienKlubi aktual: Dynamo KievShtetësia: AustriakParaqitjet për përfaqësuesen: 47

Qendër mbrojtës: Fabian Schar

U transferua nga: FC Wil 1900Klubi aktual: HoffenheimShtetësia: ZviceranParaqitjet për përfaqësuesen: 20

Mbrojtës i majtë: Behrang Safari

U transferua nga: AnderlechtKlubi aktual: Malmo FFShtetësia: SuedezParaqitjet për përfaqësuesen: 31

Mbrojtës qendror: Mohamed Elneny

U transferua nga: El MokawloonKlubi aktual: ArsenalShtetësia: EgjiptianParaqitjet për përfaqësuesen: 42

Mbrojtës qendror: Granit Xhaka

U transferua nga: Akademia e BaselitKlubi aktual: ArsenalShtetësia: ZviceranParaqitjet për përfaqësuesen: 41

Mesfushor qendror: Ivan Rakitic

U transferua nga: Akademia e BaselitKlubi aktual: BarcelonaShtetësia: KroatParaqitjet për përfaqësuesen: 76

Sulmues i djathtë: Xherdan Shaqiri

U transferua nga: Akademia e BaselitKlubi aktual: Stoke CityShtetësia: ZviceranParaqitjet për përfaqësuesen: 53

Sulmues i majtë: Mohamed Salah

U transferua nga: El MokawloonKlubi aktual: RomaShtetësia: EgjiptianParaqitjet për përfaqësuesen: 42

Sulmues: Breel Embolo

U transferua nga: Akademia e BaselitKlubi aktual: Schalke 04Shtetësia: ZviceranParaqitjet për përfaqësuesen: 10Banka rezervë: Tomas Vaclik (Basel), Taulant Xhaka (Basel), Michael Lang (Basel), Marcelo Diaz (Hamburg), Fabian Frei (Mainz), Derlis Gonzalez (Dynamo Kiev), Valentin Stocker (Hertha Berlin), Felipe Caicedo (Espanyol). /Telegrafi/

Formacioni i plotë: