Formacionet zyrtare: Wolves - Liverpool, ndryshime nga Klopp
21/12/2018
Liverpooli do të vazhdojë rrugëtimin e madh drejt titullit të kampionit.
Pengesa e radhës është Wolves, skuadra e jashtëzakonshme që në shtëpi nuk njeh për rival.
Skuadra e papërshtatshme që këtë vit u kthye në Ligën Premier kohë më parë mposhti Chelsean madje me përmbysje të rezultatit.
Liverpooli vjen nga një fitore e madhe ndaj Manchester Unitedit, aty ku protagonist ishte Xherdan Shaqiri, por që sërish nga stoli fillon ndeshjen e radhës.
Henderson rikthehet dhe ky është ndryshimi më i madh në formacion.
Formacioni i Liverpoolit: Alisson; Milner, Van Dijk, Lovren, Robertson; Henderson, Fabinho; Mane, Firmino, Keita; Salah.Formacioni i Wolvesit: Patricio, Bennett, Coady, Boly, Otto, Doherty, Neves, Saiss, Moutinho, Raul, Adama.


