Formacionet zyrtare: Reali kërkon pikë të plota te Eibari
20/12/2020
Real Madridi është mysafir i Eibarit në takimin e vlefshëm për xhiron e 14-të në La Liga.
Los Blancos pozicionohen në vend të tretë në tabelë, me tri pikë më pak se lideri Atletico Madrid.
Eibari ka 15 pikë dhe mban vendin e 14-të, mirëpo është vetëm një pikë larg zonës së rrezikut.
Dy trajnerët, Jose Luis Mendilibar dhe Zinedine Zidane, i kanë zgjedhur lojtarët me të cilët do ta fillojnë ndeshjen.
Formacioni startues i Eibarit: Dmitrovic - Pozo, Bigas, Arbilla, Rodrigues - Bryan Gil, Expósito, Diop, Inui - Kike Garcia, Muto.
/Telegrafi/


