Formacionet zyrtare: Lecce - Juventus, mungon Ronaldo
Lecce dhe Juventusi i kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen në kuadër të javës së nëntë në Serie A.
Ndeshja që fillon në ora 15:00 do të zhvillohet në stadiumin ‘ Stadio Via del Mare’, derisa torinezët shihen si favorit absolut në letër.
Lecce në këtë takim do t’i ketë të gjithë lojtarët kryesor në dispozicion, për dallim nga kampioni aktual i ligës italiane.
https://twitter.com/JuventusTV/status/1188040436717441025
Zonja e Vjetër nuk do të mund të llogarisë në Giorgio Chiellinin e lënduar dhe Cristiano Ronaldon që Maurizio Sarri vendosi ta pushonte.
Formacioni startues i Lecces: Gabriel; Meccariello, Lucioni, Rossettini, Calderoni; Majer, Tachtsidis, Tabanelli; Mancosu; Farias, Babacar.
Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Danilo, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Can, Pjanic, Bentancur; Bernardeschi; Higuain, Dybala. /Telegrafi/


