Please enter at least 3 characters.

Formacionet zyrtare: Kosova kërkon fitore si mysafir i Greqisë, në ndeshjen e fundit të fazës kualifikuese të "Katar 2022"

2021/11/256515052_635116721006805_8138517916536210119_n.png

Kosova është mysafir i Greqisë për ndeshjen që luhet në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës që mbahet në Katar në vitin 2022.

Dardanët dhe grekët do luajnë sonte vetëm sa për prestigj në sfidën që luhet nga ora 20:45 në stadiumin “Spiros Louis”, pasi nuk shfaqen një kampanjë të mirë.

Greqia është aktualisht në vendin e tretë në Grupin B dhe një fitore do u siguronte këtë pozicion.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në anën tjetër, Kosova pozicionohet në të pestin me katër sosh dhe një fitore mund t’i plasojë në të katërtin.

Formacionet zyrtare:Greqia: Vlachodimos, Androutsos, Hatzidiakos, Goutas, Tzavellas, Pelkas, Bouchalakis, Tsimikas, Masouras, Mantalos, Douvikas.

Foto: uefa.com

Kosova: Muric, Vojvosa, Rrahmani, Fazliji, Aliti, Idrizi, Shala, Loshaj, Valon Berisha, Rashica, Muriqi. /Telegrafi/

Foto: uefa.com