Please enter at least 3 characters.

Formacionet zyrtare, Ajax – Liverpool: Klopp me disa mungesa

2020/10/0_Ajax-vs-Liverpool.jpg

Ajaxi do ta pres Liverpoolin në “Johan Cruyff Arena”, në kuadër të xhiros së parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Kampionët e vendeve respektive do të tentojnë ta nisin me fitore këtë edicion të Ligës së Kampionëve.

Trajneri i Ajaxit, Erik ten Hag, do të luajë në këtë ndeshje me shumë emra të rinj.

Në anën tjetër Jurgen Klopp do të startojë me treshen Salah-Firmino-Mane në sulm, ndërsa Fabinho dhe Gomez në qendër të mbrojtjes.

Ndeshja fillon në ora 21:00 dhe zhvillohet në Johan Cruijff Arena.

Ajax: Onana; Mazraoui, Schuurs, Blind, Tagliafico; Klaassen, Kudus, Martinez; Gravenberch, Tadic, NeresLiverpool: Adrian; Alexander-Arnold, Fabinho, Gomez, Robertson; Milner, Jones, Wijnaldum; Salah, Firmino, Sadio Mane./Telegrafi/