Formacionet startuese: Barca luan për fitore ndaj Betisit
17/03/2019
Barcelona është mysafir i Real Betisit në ndeshjen javës së 28-të në kampionatin spanjoll.
Katalunasit janë në krye të tabelës me shtatë pikë më shumë se përcjellësi i parë, Atletico Madrid (që e ka zhvilluar ndeshjen e kësaj jave).
Betisi është në pozitë të mirë për të kërkuar një vend që dërgon në Ligën e Evropës, prandaj do të përpiqet të nxjerrë rezultat pozitiv nga ky takim.
Strategët Quique Setien dhe Ernesto Valverde i kanë përgatitur formacionet e tyre për këtë sfidë.
Formacioni startues i Real Betisit: Pau Lopez; Joaquin, Mandi, Bartra, Sidnei, Tello; William Carvalho, Guardado, Lo Celso, Canales; Jese.
/Telegrafi/


