Please enter at least 3 characters.

Forlan tregon se zotëron ende klasin përkundër moshës, shënon gola nga gjuajta e lirë prej 30 metrash (Video)

2018/01/DUo_w_KX0AAK7_7.jpg

Sa herë që përmendet emri i Diego Forlan na kujtohen golat e bukur.

38-vjeçari aktualisht është e klubit kinez Kitchee, që bën gara në Hong Kong Premier League.

Përkundër moshës uruguaiani vazhdon të shënojë gola të bukur, këtë e ka treguar ndaj BC Ranger duke shënuar nga gjuajta e lirë në një distancë prej rreth 30 metrash.

Forlan është një nga ata lojtarët që tregon se klasi është i përhershëm.

Në të kaluarën ai ishte pjesë e klubeve të mëdha si Manchester United, Villarreal, Atletico Madrid e Inter.

Karrierën profesionale e filloi te klubi argjentinas, Independiente. /Telegrafi/