Please enter at least 3 characters.

Florentino Perez flet për raportet me Cristiano Ronaldon

2019/05/GettyImages-490980992.jpg
454:"MADRID, SPAIN - OCTOBER 02: Cristiano Ronaldo walks to the tribune ahead president Florentino Perez before receiving his trophy as all-time top scorer of Real Madrid CF at Honour box-seat of Santiago Bernabeu Stadium on October 2, 2015 in Madrid, Spain. Portuguese palyer Cristiano Ronaldo overtook on his last UEFA Champions League match against Malmo FF Raul's record as Real Madrid all-time top scorer. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Florentino Perez ka folur pas një kohe rreth largimit të sulmuesit, Cristiano Ronaldos.

Ky i fundit gjatë vitit të kaluar u transferua te skuadra e Juventusit, ku pati një sezon të mirë duke fituar trofeun e Serie A.

Presidenti i Real Madridit ka pohuar se portugezi kishte nevojë për një aventurë të re dhe këtë rast ia ofroi klubi italian.

(Foto by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

"Ai ishte i bindur se sfidat e reja i kishte përpara dhe këtë e shfrytëzoi. Zërat për taksa nuk korrespondojnë me realitetin. Ai donte një ndryshim dhe të përmirësonte kontratën. Këtë ia arriti ta bënte me Juventusin dhe ky ishte një rezultat i mirë për të gjithë", tha Perez.

Real Madrid nuk po kërkon një zëvendësues të Cristianos, tha presidenti "Është e vështirë, por kemi pasur lojtarë shumë të mirë si Bale, Asensio, Vinicius... Nuk mendoj se ishte problemi i sezonit të kaluar".

Ndryshe, Ronaldo u raportua se ishte i pakënaqur me të parin e madrilenëve dhe se ai e kishte shfrytëzuar si makinë e parave. /Telegrafi/