Please enter at least 3 characters.

Flet nëna e Astorit: Dua një 'pse', nuk dua fajtor pasi jam e sigurt se fajtori nuk ekziston

2018/12/Babai-dhe-nena-e-AStorit.jpg
286:"FLORENCE, ITALY - MARCH 08: Mother and father of Davide Astori ahead of the funeral service on March 8, 2018 in Florence, Italy. The Fiorentina captain and Italy international Davide Astori died suddenly in his sleep aged 31 on March 4th, 2018. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)
12:"Getty Images

Kanë kaluar nëntë muaj e gjysmë nga vdekja e Davide Astorit, ai vdiq me 4 mars në një dhomë hoteli në Udine, ku ishte e akomoduar skuadra e Fiorentias para ndeshjes me Udineses.

Nëna e ish-kapitenit të Violas, Anna Astori, flet për herë të parë për vdekjen e djalit të saj, ku kërkon që testet mjekësore të jenë më të avancuara pasi kështu do parandaloheshin rastet e tilla.

"Unë e dua një 'pse', nuk dua fajtor, sepse jam e sigurt që fajtori nuk ekziston".

"Kam dy fëmijë tjerë, jam një nënë dhe duhet të jem e fortë për ata. Atë mëngjes se bashku me burrin duhet të shkonim në meshë dhe pastaj të votonin, sepse ishin zgjedhjet. U zgjova, isha si e paralizuar, kisha të ftohët, isha e zbrazët, një ndjenjë që nuk e kisha përjetuar kurrë më parë në jetë time. Ende nuk dija asgjë".

(Foto: Getty Images/Guliver)

"Ajo që ndodhi ishte një fatkeqësi, askush nuk e ka dëshiruar, por në të njëjtën kohë dua që kjo mos t'i ndodh askujt. Dua që asnjë nënë të mos e përjetojë kurrë atë që kam përjetuar unë".

"Në Itali kontrollet teknike për sportistë janë shumë të mira, por duhet të përmirësohen ende më shumë. Dua që sakrifica e Davides tim mos të jetë e padobishme", ka thënë nëna e Astorit, Anna.

Mbrojtësi italian ndërroi jetë në moshën 31 vjeçare, autopsia kishte treguar se vdekja kishte ardhur si pasojë e një arresti kardiak. /Telegrafi/