Flamini mungon ndaj Dortmundit
21/10/2013
Mesfushori i Arsenalit u zëvendësua në pjesën e parë në takimin ndaj Norwich Cityt (4-1), pas një përplasjeje me Alexander Tettey.
Dhe përkundër se 29-vjeçari është paraqitur në stërvitje të hënën, menaxheri ka thënë se futbollisti francez nuk do të luajë kundër BVB.
“Flamini po përparon mirë. Ai është stërvitur normalisht, por nuk do ta angazhojmë (të martën). Ekziston një rregull pesëditor (për lëndimin e tij) dhe do ta respektojmë”, u ka thënë Wenger gazetarëve.
Pas dy xhirove të para, Arsenali kryeson Grupin F me gjashtë pikë. /Telegrafi/


