Please enter at least 3 characters.

Fitorja spektakolare e Kosovës ndaj Sllovakisë, urime nga ambasada e SHBA-së, Francës dhe BE-së

Përballja mes Kosovës dhe Sllovakisë mbrëmjen e së enjtes solli emocione të forta dhe një atmosferë të zjarrtë në stadium.

Kombëtarja e Kosovës tregoi angazhim dhe luftë në çdo minutë, ndërsa fitoi me rezultat 4 me 3.

E për këtë fitore historike në futboll, ambasadorët e huaj kanë uruar Kosovën.

Për fitoren ndaj Sllovakisë kanë uruar nga Ambasada amerikane.

“Urime Kosovës për këtë fitore historike”, thuhet në postimin e Ambasadës amerikane në Prishtinë.



Kosovën e ka uruar edhe ambasada e Francës.

“Urime Kosovë”, thuhet në postimin e tyre.



Ndërkaq, për këtë fitore të rëndësishme kanë uruar edhe nga Zyra e BE-së në Prishtinë.

“Urime Kosovë! Me këtë fitore të rëndësishme me Sllovakinë kualifikimi për Kupën Botërore vazhdon... Gjitha të mirat në ndeshjen e radhës me Turqinë”, shkruan Eva Palatova nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë. /Telegrafi/