Please enter at least 3 characters.

Fitore rutinë e Francës ndaj Andorrës

2019/06/FrancaAndrorra-1.jpg
278:"ANDORRA LA VELLA, ANDORRA - JUNE 11: Kylian Mbappe of France celebrates with teammates after scoring her team's first goal during the UEFA Euro 2020 Qualification match between Andorra and France on June 11, 2019 in Andorra la Vella, Andorra. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Franca e ka regjistruar fitoren e tretë në kuadër të kualifikimeve për 'Euro 2020' duke mposhtur Andorrën në udhëtim me rezultat 4-0.

Kylian Mbappe e zhbllokoi rezultatin në minutën e 11-të pas asistimit nga Antoine Griezmann. Rezultatin e dyfishoi Wissam Ben Yedder pas gjysmë ore lojë, kur u asistua nga Florian Thauvin.

Kylian Mbappe dhe Antoine Griezmann (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Në fund të pjesës së parë (45'+1), Les Bleus e shënuan edhe një gol, ndërsa realizues ishte Florian Thauvin, teksa në këtë gol u përfshi Mbappe që dhuroi asistimin.

Rezultatin përfundimtar e vendosi Kurt Zouma (60') me golin e vetëm të shënuar në pjesën e dytë.

Kampioni i botës numëron nëntë pikë pas katër xhirosh dhe qëndron në krye të Grupit H me pikë të barabarta me Turqinë dhe Islandën, derisa Shqipëria në vend të katërt ka tri pikë më pak. /Telegrafi/