Please enter at least 3 characters.

Firmino kopjon festën e Shaqirit pas asistimit drejt Hendersonit? Tifozët i kërkojnë Kloppit të inkuadrojë shqiptarin

2019/04/Xherdan-Shaqiri-e1554575222543.jpg
248:"LONDON, ENGLAND - MARCH 17: Xherdan Shaqiri of Liverpool arrives at the stadium ahead of the Premier League match between Fulham FC and Liverpool FC at Craven Cottage on March 17, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Marc Atkins/Getty Images)
12:"Getty Images

Liverpooli fitoi ndaj Southamptonit me rezultat 3-1 dhe kështu vazhdoi në krye të Ligë Premier edhe për nja javë.

Por, fatkeqësisht edhe në këtë ndeshje Reds nuk e shikuan në fushë Xherdan Shaqirin, i cili nuk po luan tashmë e disa javë.

Shqiptari këtë sezon ishte një të preferuarit në Anfield dhe normalisht që pyetjet nga tifozët kanë qenë të shumta në rrjetet sociale në drejtim të trajnerit Jurgen Klopp.

Ky tifoz kërkon inkuadrimin e Shaqirit dhe largimin nga loja të Fabinhos (Foto: Twitter/SC)

Ata dëshirojnë të dinë pse Shaqiri nuk po luan, por ende nuk kanë marrë një përgjigje nga tekniku gjerman.

Tifozi pyet gazetarin e afërt me klub e Liverpoolit, James Pearce: "Çfarë ka bërë gabim Shaqiri që nuk po arrin të luajë".

Gjithsesi ishte Roberto Firmino ai i cili për një moment i dha tifozëve ndjesinë e Xherdanit në fushën e blertë.

Braziliani pasi asistoi për golin e Jordan Henderson festoi ashtu si Shaqiri kur shënon gola dhe kjo iu pëlqeu shumë tifozëve të Liverpoolit. /Telegrafi/