Finalja e arritshme edhe për Redsat edhe për Blutë (Video)
20/01/2015
Edhe pse vendasit luanin më mirë në fillim të ndeshjes, ekipi mysafir kaloi në avantazh me një gol të shënuar nga penaltia.
Eden Hazard nxori një penalti dhe e konvertoi në gol duke e mposhtur portierin Mignolet (18’).
Në fraksionin e dytë, Raheem Sterling pranoi një top nga Henderson, kaloi disa lojtarë me fanella blu dhe realizoi për barazimin e rezultatit (59’).
Ndeshja kthyese gjysmëfinale zhvillohet në javën e ardhshme në Stamford Bridge, ndërsa ky rezultat e favorizon lehtësisht Chelsean, edhe pse të dyja skuadrat kanë shanse reale për të shkuar në Wembley (më 1 mars).
Në gjysmëfinalen tjetër ndeshen Tottenham Hotspur dhe Sheffield United. /Telegrafi/


