Please enter at least 3 characters.

Filozofia e Barcelonës e shpëtoi Ernesto Valverden nga shkarkimi – 16 vite pa shkarkuar trajner

2019/05/GettyImages-690475646.jpg
216:"BARCELONA, SPAIN - MAY 31: New FC Barcelona head coach Ernesto Valverde poses for the media outside the FC Barcelona headquarters at Camp Nou on May 31, 2017 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Josep Maria Bartomeu ka marr vendim që ta mbajë në punë Ernesto Valverden edhe për sezonin e ardhshëm. 

Barcelona nuk ka larguar trajner që ku shkoi Louis van Gaal para 16 vitesh, ku kanë qëndruar gjashtë trajnerë.

Louis van Gaal

Holandezi i shkarkua në fillim të sezonit 2003, ku i dha fund rikthimit të dytë te Blaugranat.

Radomir Antic

Antic erdhi pas Van Gaal në bankë, duke e fituar besimin e drejtueseve të klubit.

Më pas Joan Laporta i fitoi zgjedhjet dhe trajneri u largua në fund të edicionit 2002/03.

Frank Rijkaard

Pastaj erdhi holandezi Rijkaard, që i drejtoi katalunasit për pesë vite.

Sezoni i tij i fundit nuk ishte i madh, por Laporta nuk e largoi deri në fund të kontratës.

Pep Guardiola

Trajneri më i mirë në histori të klubit, qëndroi për aktor vite shumë të suksesshme mes 2008 dhe 2012.

Ai e la punën në fund të sezonit 2011/12,  edhe pse iu ofrua një kontratë e re.

Tito Vilanova

Ai e mori skuadrën nga Guardiola dhe qëndroi për një sezon ku pastaj u sëmurë.

Tata Martino

Tata Martino qëndroi për një vit te Barca, ku e humbi titullin nga Atletico Madridi.

Argjentinasi pretoi ndryshime në sezonin e tij të parë, por dështoi totalisht.

Ai vendosi të largohej nga Camp Nou pas vetëm një vit.

Luis Enrique

Ai e përsëriti suksesin e Guardiolas ku i fitoi tre trofetë kryesorë, duke e lënë punën pas tri vitesh.

Atij iu ofrua një kontratë e re për nuk e pranoi. /Telegrafi/