Fillon mobilizimi për të ndihmuar nënën që kërkoi bukë për fëmijët e saj (Foto/Video)
09/06/2016
Se shqiptarët e Maqedonisë e ndihmojnë njëri tjetrin ajo nuk diskutohet. Këtë e treguan edhe dje kur për disa orë i mbushën karrocat e marketit me ushqime dhe materiale tjera për shtëpi, njofton Telegrafi Maqedoni.
Disa orë pas raportimit të rastit nga TV2 Gostivar, qytetarët u mobiliziuan për të ndihmuar familjen Ahmeti. Fehime Ahmeti nënë e dy fëmijëve, vajza 11 vjeçe e djali 8 vjeç dje tha se nuk kanë për të ngrënë për iftar./Telegrafi/
Gjithashtu lexo:Ramazani nxjerr në pah solidarizimin e shqiptarëve në Maqedoni (Foto)


