Please enter at least 3 characters.

Fillojnë gërmimet për varrezë masive te Kisha (Video)

2016/07/kisha.jpg

Hapësira në kampusin Universitar, e cila dyshohet për varrezë masive 17 vjet pas luftës në Kosovë, pritet të gërmohet të mërkurën. Kështu ka bërë të ditur, eksperti mjeko-ligjor Arsim Gërxhaliu për Tribuna Channel.

Instituti i Mjekësisë Ligjore pas takimit me ekspertët e EULEX-it, kanë vendosur që hapësira te Kisha Ortodokse në oborrin e UP-së dhe një pjesë te rektorati të kontrollohet të mërkurën.

Edhe Prenk Gjetaj, kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, ka konfirmuar se gërmimet në hapësirën e dyshuar do të fillojnë nesër.