Please enter at least 3 characters.

Fillimi më i mirë i sezonit për Interin që nga sezoni 1966/1967

2019/09/AntonioconteEusebio.jpg
303:"GENOA, ITALY - SEPTEMBER 28: Antonio Conte head coach of FC Internazionale and Eusebio Di Francesco head coach of UC Sampdoria greet during the Serie A match between UC Sampdoria and FC Internazionale at Stadio Luigi Ferraris on September 28, 2019 in Genoa, Italy. (Photo by Paolo Rattini/Getty Images)
12:"Getty Images

Për herë të dytë në histori të klubit, Interi e ka nisur sezonin me gjashtë fitore radhazi, ndërsa për herë të parë këtë e kishte bërë në sezonin 1966/1967

Nën drejtimin e Antonio Contes, Nerazzurrët arritën që të shtunën ta mposhtnin edhe Sampdorian, që shënonte fitoren e gjashtë rresht në Serie A.

Lecce, Cagliari, Udinese, Milani, Lazio dhe së fundmi Sampdoria, janë skuadrat që kanë qenë viktima të zikaltërve në këtë fillimsezoni.

(Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Një rekord të tillë të përsosur, Interi e kishte bërë nën drejtimin e trajnerit Helenio Herrera para 53 vitesh.

Porse është një statistikë që duhet të jetë shqetësuese për tifozët e Nerazzurrëve nga ai sezon, pasi skuadra e përfundoi kampionatin në vend të dytë në tabelë.

Asokohe titullin e fitoi Juventusi, konkurrenti kryesor i Interit për titull, me të cilin do të përballet në javën e ardhshme në kuadër të Derby d'Italia. /Telegrafi/