Filipçe: Për gjashtë muaj janë punësuar 1.000 persona
3:"Fro
08/06/2018
Gjatë gjashtë muajve të fundit në shëndetësinë publike në vend janë realizuar 1.000 punësime nga të cilat pjesa më e madhe janë mjek, njofton ministri për Shëndetësi, Venko Filipçe gjatë vizitë në spitalin e Velesit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai njoftoi se nga fundi i këtij muaji do të filloj e drejta për specializim, ndërsa një numër i madh mjekësh do të fillojnë me specializim nga muaji shtator, duke theksuar se mungesa e specialistëve është si rezultat i planifikimit të keq të pranimit të kuadrit.
Në pyetjen e mungesës së mjekëve specialistë brenda shtetit, ministri tha se do të plotësohen nga mjekët e Shkupit apo qyteteve tjera./Telegrafi/


