Please enter at least 3 characters.

Fifi thotë se kënga e radhës është bashkëpunim

2019/08/68695395_198626727805283_4414068586627134669_n-e1566283227783.jpg

Këngëtarja nga Ferizaji, Filloreta Raçi e njohur me emrin artistik si Fifi, është mjaft e pëlqyer nga publiku.

Ajo gjatë vitit të kaluar solli një sërë projektesh, të cilat u mirëpritën nga publiku, e posaqërisht projekti "Zhurmë", në bashkëpunim me Mc Kreshën.

Në ndërkohë, ajo po vazhdon të jetë mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, derisa së fundmi u ka dhënë hapësirë fansave të pyesin më shumë rreth saj.

Fifi/Foto: Instagram

E pyetur se a do bashkëpunojë me një femër apo me një mashkull në këngën e radhës, një përgjigje nga 25-vjeçarja nuk ka munguar.

"Me një mashkull", është përgjigja e saj, duke mos zbuluar më shumë detaje për publikun.

Ndryshe, "Shqipe", "Indiane" dhe "Zogo" janë tri projektet e fundit të Fifit që në YouTube numërojnë miliona klikimesh. /Telegrafi/