Please enter at least 3 characters.

Fifi sjell pamje nga klipi i ri, mahnit me dukjen e saj të veçantë

2020/05/Screenshot_3-13.png

Këngëtarja e njohur nga Ferizaj, Filloreta Raçi - Fifi, vetëm pak ditë më parë paralajmëroi projektin e ri muzikor.

Ajo njoftoi fansat se do të sjell në versionin 'remake' këngën "A po vjen me mu", ndërsa projektin e ka punuar në studion e producentit Shkumbin Nebihu.

Derisa kënga do të lansohet së shpejti, 26-vjeçarja u ka prezantuar fansave disa pamje nga videoklipi i saj i ri.

Filloreta Raçi - Fifi (Foto: Instagram)

Për klipin e ri, artistja ka zgjedhur një veshje me elemente tradicionale që i shkon mjaft shumë asaj.

"Unë kam fuqinë të krijoj jetën që dëshiroj", ka qenë përshkrimi krahas njërit prej postimeve që ka ndarë me 362 mijë ndjekësit e saj.

Fifi vetëm pak ditë më parë solli në versionin e saj këngën “Tradhtare” të Ramadan Krasniqit – Dani.

Ndërkaq, "Lezet" mban titullin kënga e fundit profesionale e Raçit në bashkëpunim me artisten e mirënjohur Remzie Osmani. /Telegrafi/