Please enter at least 3 characters.

Fifi me stil të ri të flokëve

2019/07/fifi.official.fr_65853733_448213315757961_2721984284711360850_n-e1563783752836.jpg

Është njëra nga artistet më të veçanta shqiptare, e mbi të gjitha edhe mjaft e guximshme. 

Fjala është për këngëtaren nga Ferizaji, Filloreta Raçi -Fifi, e cila së fundmi ka bërë një ndryshim në pamjen e saj.

Bukuroshja, e cila javë më parë u bë bionde, tashmë ka ndërruar sërish stilin e flokëve.

E njëjta ka publikuar disa imazhe të reja në llogarinë e saj personale, Instagram, gjersa shfaqet me flokë ngjyrë kafe.

"Ose do e gjej një rrugë, ose do e bëj një", ka shkruar ajo.

Ndërkohë, Fifi ditë më parë solli këngën e re "Indiane", ku deri më tani ka marrë gjysmë milion shikime në YouTube. /Telegrafi/