Fidan Aliti rinovon me Alanyasporin edhe për tri sezone të tjera
12/07/2025
Reprezentuesi kosovar, Fidan Aliti, ka rinovuar kontratën e tij me klubin turk Alanyaspor.
Këtë e ka bërë të ditur vet klubi përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale.
Aliti ka rinovuar edhe për tri sezone të tjera dhe do të jetë kështu pjesë e klubit deri në vitin 2028.
Sezonin e kaluar Aliti zhvilloi 34 ndeshje për Alanyasporin në kampionat, që të gjitha nga minuta e parë.
Gjatë këtyre paraqitjeve ai ia doli që të shënojë një gol.
Ky do të jetë sezoni i tretë i Alitit me fanellën e Alanyasporit, pjesë e të cilëve u bë në vitin 2023 pas aventurës me Zurichun në Zvicër./Telegrafi/


