Please enter at least 3 characters.

Feyenoord publikon listën me 21 lojtarët që udhëton drejt Kosovës për ndeshjen ndaj Dritës

2021/07/Feyenoord-3.jpg

Klubi holandez, Feyenoord ka publikuar listën me 21 lojtarët që ka ftuar për ndeshjen e parë ndaj Dritës në Ligën e Konferencës.

Drita e pret gjigantin holandez në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës, në ndeshjen që zhvillohet të enjten në stadium Fadil Vokrri nga ora 21:00.

Tashmë të dy klubet janë gati për këtë përballje dhe holandezet veçse kanë publikuar listën për ndeshjen ndaj gjilanasve.

Përzgjedhësi Arne Slot së bashku me 21 të ftuarit e tij janë nisur sot (e mërkurë) për në Kosovë dhe së shpejti pritet të arrijnë në aeroportin Adem Jashari.

Achraf El Bouchataoui humbet ndeshjen e parë me Dritën për shkak të rrethanave private, ndërsa nuk është ftuar as Alireza Jahanbakhsh, i cili nuk ka ende të drejtë për të luajtur dhe do të stërvitet në Holandë në ditët në vijim.

Më poshtë keni listën me 21 lojtarët e ftuar nga Feyenoord: 1.Justin Bijlow2.Marcus Holmgren Pedersen4.Marcos Senesi6.Mark Diemers7.Luis Sinisterra8.Leroy Fer10.Orkun Kokcu11.Bryan Linssen15.Tyrell Malacia16.Franco Antonucci19.Robert Bozenik21.Ofir Marciano24.Naoufal Bannis25.Ramon Hendriks26.Guus Til27.Christian Conteh28.Jens Toornstra30.Thijs Jansen35.Wouter Burger45.Lennard Hartjes48.Antoni Milambo

/Telegrafi/