Please enter at least 3 characters.

Ferguson: Koha t’i mposhtim rivalët

2016/01/f.0430185823392_m.jpg

“Duke parë formën në të cilën gjendemi, ne kemi gjasa për ta bërë atë. Ne duam t’i fitojmë këto ndeshje. Njerëzit po flasin që një kohë të gjatë se ky është rasti i Arsenalit për të na mposhtur në shtëpi dhe për ta fituar titullin”.

“Më pas është edhe rasti i Chelseat për të na mposhtur në Old Trafford dhe për ta fituar titullin. Unë kam pikëpamje tjetër. Pikëpamja ime më thotë se pse ne nuk mundemi t’i fitojmë të dyja ndeshjet? Ato nuk janë sfida të lehta as për Arsenalin e as për Chelsean”, u shpreh skocezi. /Telegrafi/