Please enter at least 3 characters.

Fenomeni brazilian Ronaldo do të ishte lojtari më i shtrenjtë nëse do të shitej në ditët e sotme

2019/12/Ronaldo-4-e1577821463965.jpg
307:"SAITAMA-KEN - JUNE 26: Ronaldo of Brazil celebrates scoring the winning goal during the FIFA World Cup Finals 2002 Semi-Final match between Brazil and Turkey played at the Saitama Stadium, in Saitama-Ken, Japan on June 26, 2002. Brazil won the match 1-0. DIGITAL IMAGE. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)
12:"Getty Images

Një kompjuter i ka nxjerrë rezultatet se sa do të kushtonin në ditët e sotme transferimet më të mëdha në histori, ndërsa e ka shpallur Ronaldo Nazarion lojtarin më të shtrenjtë të të gjitha kohërave.

Duke marrë në konsideratë një gamë të gjerë faktorësh, sidomos mega-transferimin e Neymarit te Paris Saint-Germaini (për 222 milionë euro), transferimi i Ronaldos nga Barcelona te Interi (1997) në ditët e sotme do të kushtonte 452 milionë euro.

Pas fenomenit brazilian, vjen shitja e Diego Maradonas (1984) te Napoli që në ditët e sotme do të kishte vlerën 360 milionë euro.

Diego Maradona kundër Anglisë në viti 1986 (Foto: Allsport/Getty Images/Guliver)

Duke u përqendruar në transferimet më të mëdha në Serie A, Christian Vieri (nga Lazio te Interi, 1999) dhe Michel Platini (nga Saint-Etienne te Juventusi, 1982), në ditët e sotme do të kushtonin nga 350 milionë euro.

Në këtë listë nuk mungon as Marco van Basten, transferimi i të cilit nga Ajaxi te Milani (1987) sot do të kushtonte 343.5 milionë euro. /Telegrafi/