Please enter at least 3 characters.

Fekir: Messi më i miri në botë

2019/03/Nabil-Fekir.jpg
319:"MANCHESTER, ENGLAND - SEPTEMBER 19: Nabil Fekir of Lyon celebrates after scoring his team's second goal during the Group F match of the UEFA Champions League between Manchester City and Olympique Lyonnais at Etihad Stadium on September 19, 2018 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)
12:"Getty Images

Ndeshja e parë mes Lyonit dhe Barcelonës në 1/8 e finales ka përfunduar me rezultat 0-0 dhe Nabil Fekir është i vetëdijshëm që kualifikimi në çerekfinale është i vështirë.

Francezi ka thënë se do të jetë e vështirë ta ndalin Lionel Messin, por ata do provojnë ta ndalin.

"Për mua Messi është lojtari më i mirë në botë, ai është në krye për dhjetë vite dhe vendimtar për skuadrën çdo vit. Ne do të japim më të mirën tonë për ta ndalur".

(Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

"Ai fiton trofe për skuadrën dhe ne do të bëjmë më të mirë për ta ndalur, Barcelona është një nga skuadrat më të mira në Evropë dhe gjithmonë kënaqësi të luash ndaj një ekipi të tillë".

"Është normale që tifozët presin shumë nga unë në këtë ndeshje dhe ne e dimë se do të jetë ndeshje e vështirë, por ne do të japim më të mirën tonë. Fillimi im i sezonit nuk ishte aq i mirë si dëshiroja unë, isha i bindur se mund të bëja më mirë".

"Kritikat nuk ndikojnë tek unë dhe nuk është hera e parë që kritikohem. Ajo që unë duhet të bëjë është t'i rikthehem punë dhe të jem më efektiv".

"Thashethemet (për të ardhmen) janë normale, por unë jam mirë, qëllimi im është të fitojë titull me Lyonin dhe do të jap më të mirën time", ka thënë Fekir për media. /Telegrafi/