Federata e Boksit pranohet me drejta të plota në EBU
02/06/2013
Më në fund pas një punë të madhe drejtuesit e FBPK-së, arritën qëllimin e tyre, pjesëmarrjen në ringjet ndërkombëtare. Krerët e FBPK-së të shtunën përmes një njoftimi kanë bërë të ditur se janë pranuar më drejta të plota në EBU, transmeton Express.
Sipas FBPK-së, tashmë boksierët e vendit tonë janë të barabartë me boksierët e vendeve tjera të botës.
Pranimi FBPK-së është një lajm mjaft i mirë jo vetëm për boksin e vendit tonë, por në përgjithësi për sportin e Kosovës. Shpresojmë se edhe federata tjera shumë shpjet do të integrohen në rrafshin ndërkombëtare në mënyrë që sportistet tonë të kenë mundësinë që të tregojnë cilësitë e tyre në rrafshin ndërkombëtar. /Telegrafi/


