Please enter at least 3 characters.

Fansja merr vëmendjen në koncertin e Taylor Swift në Chicago

2018/09/TaylorSwiftt-e1535821106558.jpg
226:"GLENDALE, AZ - MAY 08: Taylor Swift performs onstage during opening night of her 2018 Reputation Stadium Tour at University of Phoenix Stadium on May 8, 2018 in Glendale, Arizona. (Photo by Kevin Winter/Getty Images for TAS)
12:"Kevin Winter

Fansat e Taylor Swift e dinë se kënga "All Too Well" ka një vend të posaçëm në zemrën e këngëtares.

Mediat amerikane raportojnë se rëndësia e këngës është ndryshuar pas një reagimi i të një fanseje në koncertin e 28-vjeçares në Chicago, me ç'rast e bëri të qeshë edhe vet atë.

Para se të fillonte interpretimin e baladës, të cilën e konsideron më të vështirën nga albumi "Good Morning America", Taylor ka thënë se me kalimin e kohës e ka gjithnjë e më të lehtë ta këndojë drejtpërdrejt atë.

Derisa po këndonte dhe luante në piano, të gjithë vëmendjen e mori një vajzë, e cila më zë shumë të lartë e këndonte këngën "All Too Now".

Fansja, emri i të cilës ishte Tony, ishte aq e zëshme saqë mori vëmendjen e të gjithëve, madje edhe të vet Swift.

Kamera e ka vënë fansen në plan të parë teksa këndonte "all, all, all", madje duke u dëgjuar edhe mbi zërin e Taylor që këndonte me përforcues.

Ajo arriti t'ia marrë vëmendjen edhe vet këngëtares, e cila qeshi me këtë rast, ndërsa fansat tjerë e mbështetën me duartrokitje fansen e Swift. /Telegrafi/