Please enter at least 3 characters.

Fansat mendojnë se Ariana Grande vendosi emrin e një teksti të Mac Miller në produktin e saj të grimit

2022/08/is-ariana-grande-honoring-mac-miller-with-her-makeup.jpeg

Ariana Grande po lë të dhëna për fansat e Mac Miller.

Këngëtarja e "Positions" shtoi një sërë produktesh të reja në linjën e saj REM Beauty në fillim të kësaj vere – duke përfshirë një që duket se i kushtohet ish-it të ndjerë.

Një përdorues i TikTok vuri re detajin, duke shkruar: "Kur merrni vajin e buzëve të REM Beauty 'Picking Petals’ dhe kuptoni që Ari vazhdon të na lëshojë kujtime të vogla të Mac" - duke iu referuar nuancës rozë pjeshke të vajit esencial të buzëve të markës.

Emri i ngjyrës i ka rrënjët në këngën e Grande-s të vitit 2013 "The Way" me Millerin, në të cilën ai këndon, "Picking petals off the flowers like / Do she love me, do she love me not?”.

Kënga e ëmbël ndihmoi në nisjen e karrierës muzikore të Grandes pas rolit të saj në "Victorious" të Nickelodeon, dhe gjithashtu ndezi marrëdhënien e saj me Millerin. Të dy filluan zyrtarisht lidhjen në vitin 2016 dhe ishin bashkë për dy vjet. /Telegrafi/