Please enter at least 3 characters.

Fansat e Kanye Westit hapin një ‘GoFundMe’ për ta bërë reperin sërish miliarder

2022/11/Screenshot_17.png

Fansat e Kanye "Ye" West u mblodhën në ndihmë të këngëtarit të hënën dhe krijuan një 'GoFundMe' për të ndihmuar reperin të rifitonte statusin e tij financiar.

Reperi, i cili është vënë nën kritika në javët e fundit pas një sërë shpërthimesh antisemite, ka qenë subjekt i disa 'GoFundMe' në një përpjekje për ta "bërë atë një miliarder përsëri".

Një mbledhje fondesh tashmë u hoq nga faqja pasi fitoi vetëm pesë dollarë, megjithatë, disa të tjerë supozohet se mbetën akoma aktive.

GoFundMe për Kanye West

Pasuria neto e reperit ka shkuar në rënie pasi ndërpreu marrëveshjen me Adidas.

“Adidas nuk toleron antisemitizmin dhe çdo lloj tjetër të gjuhës së urrejtjes”, tha marka në një deklaratë.

"Komentet dhe veprimet e fundit të Yes kanë qenë të papranueshme, të urryera dhe të rrezikshme, dhe ato shkelin vlerat e kompanisë për diversitetin dhe përfshirjen, respektin reciprok dhe drejtësinë”.

Kanye West (Foto: Getty Images)

45-vjeçari ndërpreu bashkëpunimet edhe me marka të tjera si Balenciaga e shumë të tilla.

West pretendoi në Instagram se ai humbi gati dy miliardë dollarë në një ditë.

Kanye West (Foto: Getty Images)

Kjo nuk është hera e parë që fansat i vijnë në ndihmë West: Në vitin 2016, publiku arriti të mblidhte afro 50 mijë dollarë kur këngëtari njoftoi se po përballej me falimentimin. /Telegrafi/

Kanye West (Foto: Backgrid)