Please enter at least 3 characters.

Familja e Avicii themelon fondacion me emrin e muzikantit

2019/03/Aviciikryuesor.jpg
224:"INDIO, CA - APRIL 15: DJ AVICII performs onstage at the 2012 Coachella Valley Music & Arts Festival held at The Empire Polo Field on April 15, 2012 in Indio, California. (Photo by Mark Davis/Getty Images for Coachella)
10:"Mark Davis

Familja e muzikantit të ndjerë, Avicii, ka njoftuar për themelimin e një fonacioni që do të mbajë emrin e DJ-it të ndjerë.

Fondacioni do të fokusohet në grumbullimin e mjeteve financiare për të ndihmuar në rritjen e vetëdijes për sëmundjet mendore dhe parandalimin e vetëvrasjes - njofton BBC.

Avicii (Foto: Mike Lawrie/Getty Images/Guliver)

"Tim ka dashur ta bëjë diferencën. Themelimi i këtij fondacioni me emrin e tij, është mënyra jonë për ta respektuar personalitetin dhe veprën e tij, dhe të vazhdojmë të veprojmë në frymën e tij", thuhet në njoftimin e familjes së muzikantit.

Producenti suedez u gjet i vdekur në një dhomë hoteli në Oman në prill të vitit 2018.

Edhe pse akoma nuk është bërë i ditur shkaku i vdekjes, Tim Bergling (emri i vërtetë i Aviciit) një kohë të gjatë ka pasur probleme me vartësinë nga alkooli dhe droga, dhe ka luftuar me depresionin, ashtu që besohet se ai e ka vrarë veten. /Telegrafi/