Please enter at least 3 characters.

Facebook ndryshon funksionin Trending për t’i shmangur kritikat për temat e zgjedhura

2016/08/6446222_Popularity_3550892b.jpg
564:"Popularity Of Social Networking Website Grows...LONDON - JULY 10: In this photo illustration a girl browses the social networking site Facebook on July 10, 2007 in London, England. Facebook has been rapidly catching up on MySpace as the premier social networking website and as of July 2007 was the secondmost visited such site on the World Wide Web. Started by 22 year old Harvard dropout Mark Zuckerberg, the website is responsible for 1% of all internet traffic and is the sixth most visited site in the USA. (Photo Illustration by Chris Jackson/Getty Images)
12:"Getty Images

Gjiganti i rrjeteve sociale Facebook ka riorganizuar funksionin e njohur si Trending në faqen e saj për të bërë postimet më të automatizuara, pas pretendimeve dhe paragjykimeve se po mban anë në përzgjedhjen e temave.

Mbi 1.7 miliardë përdorues të Facebook i kanë parë lajmet dhe temat përmes kombinimit të një algoritmi i cili ka përdorur një përzierje të inteligjencës artificiale dhe të dhënave të përpunuara prej dorës së njeriut.

Por me ndryshimet e reja tani, përshkrimet e storjeve që ishin të shkruara nga stafi redaktues nuk do të bëhen më, tha kompania.

Më parë Facebook u akuzua se ka shtypur pikëpamjet konservative, duke nxitur ankesat nga republikanët.

Një gazetar i i cili ka punuar për kompaninë kishte pretenduar se punëtorët e Facebook "kanë shtypur vazhdimisht lajme me interes për lexuesit konservatorë".

Në një postim në blog, kompania tha se një hetim i brendshëm nuk gjeti prova të paragjykimit sistematik.

Por Facebook tha se ishte duke bërë ndryshime për të lejuar "ekipin e saj` për të bërë më pak vendime individuale për temat".